Liga Unike në kateogrinë rikthehet sot me sezonin e ri dhe me një format më ndryshe nga ai i kaluari.
Përkundër se vitin e kaluar u luajt në formën e Final 8, kësaj here ky event me tetë skuadrat e saj që do të marrin pjesë janë ndarë në dy grupe me katër skuadra, shkruan Arbresh.info.
Katër skuadra që ndajnë grupin A, janë Beslidhja, Bashkimi, Teuta dhe Vëllaznimi. Teksa ciftet për javën e parë Beslidhja – Bashkimi dhe Teuta – Vëllaznimi.
Ndeshja e parë fillon në ora 17:00, ndërsa sfida tjetër një orë më vonë.
Kurse edhe në grupin B, pritet dy super përballje.
Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Vllaznisë, por që ndeshjen si vendase do ta luaj në Prizren.
Sfida e fundit e jave fillestare është Golden Eagle Ylli – Tirana.
Suharekasit sezonin e fundit ishin në finale ku u mposhtën nga Trepca teksa fituan në sezonin e parë historik të këtij evente./Arbresh.info
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2...
Municionet “Made in Kosova” – një ambicie ...
Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira...