Liga Premier ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tyre për transmetim me Sky Sport, BT Sport dhe Amazon Prime deri në vitin 2025 për 5.2 miliardë euro.
Me këtë Liga Premier ka vendosur që një shumë prej 116 milionë euro në vit ta investojë në divizionet më të ulët dhe futbollin e fëmijëve.
Sipas Daily Mail, të tre transmetuesit kanë rënë dakord të paguajnë 5.2 miliardë euro për tre edicionet e ardhshme.
“Gjatë gjithë këtij viti të vështirë Liga Premier dhe transmetuesit kanë punuar të gjithë së bashku për të gjetur zgjidhje proaktive për të siguruar Ligën Premier dhe ligat e ulëta, që sigurt të dalin nga pandemia”.
“Kjo në parim rinovimi i të drejtave tona të transmetimit është e shkëlqyeshme për shikuesit tanë, por gjithashtu ndihmon për të siguruar mbështetje jetike për komunitetin e gjerë të futbollit që mbështetet në Ligën Premier”, ka thënë CEO i BT Sport, Marc Allera.
Ky është një injeksion i madh parash për klubet e Ligës Premier, gjashtë prej të cilëve fillimisht kishin rënë dakord të bashkoheshin me projektin e Superligës së Evropës në kërkim të më shumë të ardhurave.
Ato u tërhoqën pas reagimit të tifozëve, qeverisë dhe UEFA-s. /Telegrafi/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...