Klubet nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë bërë lëvizjet e tyre dhe pritet të vazhdojnë deri më 31 gusht, kur mbyllet afati kalimtar në top 5 ligat e mëdhat.
Për momentin, skuadrat e Ligës Premier kanë përfituar nga kjo periudhë dhe është liga kryesore evropiane që ka shpenzuar më shumë deri më tani në afatin kalimtar, shkruan Telegrafi.
Një nga shembujt e fuqisë ekonomike të ligës angleze është nënshkrimi i Lenny Yoro për Manchester United, ku ‘Djajtë e Kuq’ kanë depozituar shumën prej 62 milionë euro, plus 8 milionë euro në bonuse për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit francez.
Sipas faqes së internetit të Transfermarkt, Liga Premier është liga që ka shpenzuar më shumë për transferime, pasi ka bërë blerje në vlerë 980.92 milionë euro nga të gjitha skuadrat e saj.
Vendin e dytë dhe të tretë e zënë përkatësisht Seria A (475.57 milionë euro) dhe Bundesliga (401.73 milionëeuro).
Ligue 1 (267.29) dhe La Liga (172.44) janë lënë jashtë podiumit.
Bilanci i transferimeve të pesë ligave kryesore
Liga Premier: 980.92 milionë euro (shpenzime) / 698,08 milionë euro (të ardhura)
Seria A: 475.57 milionë euro (shpenzime) / 361,31 milionë euro (të ardhura)
Bundesliga: 401.73 milionë euro (shpenzime) / 162,82 milionë euro (të ardhura)
Ligue 1: 293.29 milionë euro (shpenzime) / 257,65 milionë euro (të ardhura)
La Liga: 172.44 milionë euro (shpenzime) / 139,30 milionë euro (të ardhura)
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza