Liga Premier ka bërë kërkesë në qeverinë angleze, ku kërkon që të nis nga java e ardhshme me stërvitje të përbashkëta në klube, në mënyrë që rifillimi i kampionatit të përshpejtohet.
Synimi i ligës angleze të futbollit është që Liga Premier të rikthehet në mesin e muajit qershor, konkretisht në datën 12.
Sipas “The Times”, Liga Premier është në pritje të protokollit të masave për rinisjen e stërvitjes normalisht në të gjitha klubet, që do të prezantohet ditën e mërkurë në datën 27 maj dhe pas aprovimit seancat do të zhvillohen normalisht duke nisur nga data 28 maj.
Protokolli do të shpjegojë se si stërvitja mund të rinisë normalisht me kontakte në lojë mes lojtarëve, në mënyrën më të sigurt të mundshme që futbollistët apo stafet e klubeve mos të rrezikojnë infektimin me COVID-19.
Në momentin që qeveria angleze do të prezantojë protokoll, ai do të shqyrtohet edhe nga konsulenti mjekësor i Ligës Premier si dhe drejtori Richard Garlick.
Më pas do të kërkohet edhe aprovimi i të gjithë lojtarëve, të cilët do të duhet ta firmosin këtë protokoll.
Data për rikthimin e futbollit në Angli është përcaktuar 12 qershori, teksa në Ligën Premier kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita