Liga Premier: Jemi të përkushtuar ta mbyllim në fushë edicionin 2019/2020

19:41 | 17 Prill 2020
A. B.

Drejtuesit e Ligës Premier e kanë konfirmuar se mbetet objektivi i tyre që sezoni të përfundojë, por ende nuk kanë caktuar një datë për rikthim.

Të 20 klubet e Ligës Premier zhvilluan një takim të premten, ku kërkuan të hulumtohet për mundësinë e rifillimit në fushatë më 30 qershor.

Sidoqoftë, u konfirmuar nga drejtuesit se janë diskutuar ‘modelet e planifikimit’.

“Liga Premier dhe klubet tona po punojnë për skenarët e planifikimit”.

“Ne jemi duke u angazhuar në mënyrë aktive me palët, përfshirë partnerët në transmetim, dhe qëllimi ynë është tu sigurojmë që jemi në gjendje të rifillojmë lojën kur është e sigurt dhe do ta bëjmë këtë me mbështetjen e plotë të qeverisë”.

“Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubit dhe tifozëve tanë janë përparësia jonë dhe Liga do të rindizet vetëm kur lejon udhëzimi mjekësor”.

“Takimi i aksionarëve të sotëm dha një mundësi për të diskutuar modelet e mundshme të planifikimit. Objektiv ynë mbetet të përfundojmë sezonin 2019-20”, thuhet në komunikatën e Ligës Premier. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme