Google ADS

Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida

08:23 | 11 Mars 2020
Arbresh Info

Sonte (e mërkure) do të zhvillohen dy super përballje në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Liverpool në “Anfield” do e pres Atletico Madrid, kurse Borussia Dortmund është mysafirë i PSG-së, shkruan portali arbresh.info.

“Reds” në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat minimal 1 – 0, andaj sonte (diele) synojnë përmbysjen dhe kalimin në fazën tjetër.

Përmbysjen do provojë ta bëjë edhe PSG, pasi në ndeshjen e parë kanë humbur me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Dy sfidat e zjarrta nisin në ora 21:00./arbresh.info.

Të ngjashme