Liga e Kampionëve: Priten emocione të mëdha

08:23 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

‘Ethet’ e Ligës së Kampionëve do të na kaplojnë edhe sot me dy ndeshje shumë interesante ku do të kërkohen gjysmëfinalistet e kësaj gare, përcjellë Arbresh.info.

Sigurisht se vëmendjeve e futbolldashëve do të jetë në sfidën Barcelona – Juventus.

Ani pse takimi i parë ka përfunduar 3:0 në të mirë të italianëve, ndeshja e kthimit mund të na dhurojë emocione të mëdha pasi që Barcelona njihet si skuadër e mrekullive.

Në Francë Monaco i bënë ‘konak’ Borussia Dortmundit.

Francezët janë në epërsi të lartë pasi që kanë fituar në ndeshjen e parë 3:2. /Arbresh.info

Të ngjashme