“Liga e Kampionëve është pjesë e ADN-së tonë” – Zidane para ndeshjes

13:49 | 25 Prill 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka shpjeguar se suksesi i fundit i Real Madridi në Ligë të Kampionëve vjen falë ADN-së së klubit.

Francezi ka qenë pjesë e ‘Los Blancos’ vetëm që 27 muaj, por është tri ndeshje larg së fituari titullin e tretë në Ligë të Kampionëve si trajner, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi një nivel të lartë të përkushtimit dhe suksesi është në ADN-në tonë”, ka thënë Zidane në një konferencë për shtyp.

“Klubi i është mësuar fitoreve dhe të qenurit në nivel shumë të lartë, kjo është historia jonë dhe është pjesë e klubit”

“Përkushtimi është aspekti më i rëndësishëm i çfarëdo suksesi sepse ne jemi gjithmonë duke u përballur me skuadra të mrekullueshme dhe Bayerni është një skuadër e mrekullueshme, por ne jemi të rehatshëm në këto ndeshje”

“Neve na ka munguar konsistenca në La Liga këtë sezon, veçanërisht në pjesën e parë të edicionit, por ne nuk kemi dyshime në skuadrën tonë apo lojtarët e mi”

Takimi ndërmjet ‘Los Blancos’ dhe Bayern Munichut zhvillohet në Allianz Arena duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme