“Liga e Kampionëve ende e arritshme”, insiston Gattuso

20:11 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

AC Milani mund të ketë rënë në tetë pikë larg nga vendet për Ligë të Kampionëve javën e kaluar, por Gennaro Gattuso ende shpreson se top katërshja është e arritshme.

Disfata ndaj Juves e ndjekur nga paraqitja pa gola ndaj Interit të mërkurën i dha fund pesë fitoreve radhazi dhe kishin ndezur shpresat për të siguruar kualifikimin në futbollin evropian, transmeton portali arbresh.info. Sidoqoftë, Gattuso vazhdon të jetë pozitiv dhe synon t’i rikthehet fitoreve kundër Sassuolos të dielën.

“Ne ende kemi qëllimet e njëjta”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp. “Ne do të përpiqemi për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve deri në fund”

“Për aq gjatë sa vazhdon të jetë e mundur matematikisht, ne do të vazhdojnë të luftojmë për qëllimet tona. Nuk shoh pse duhet të dorëzohem”

“Ne jemi një skuadër e re dhe duhet të luajmë në çdo ndeshje me nivel të lartë motivimi”

Ndeshja ndaj Sassuolos zhvillohet në San Siro të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme