Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida mjaft interesante, ku përveç derbit Barcelona – Bayern Munich, vëmendja do të jetë tek futbollistët shqiptarë.
Dhjetë prej tyre do të luajnë sonte me skuadrat përkatëse, ku kërkojnë rezultate pozitive, raporton Arbresh.info.
Pas magjisë që bëri me Real Madridin sfidën e kaluar, Edon Zhegrova kërkon një tjetër performancë të shkëlqyer, tani ndaj klubit tjetër nga Madridi, Atleticos.
Zhegrova fitoi penalltinë ndaj Los Blancos dhe u shpall njeriu i ndeshjes, kurse sot kërkon të shënoj golin e parë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra me më së shumti shqiptarë, është ajo e Sparta Prague, e cila përfaqësohet nga dy futbollistë nga Kosova e dy të tjerë nga Shqipëria.
Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, janë katër gladiatorët shqiptarë që do zbresin në “Etihad Stadium” për tu përballur me Manchester Cityn.
Rrahmani, Krasniqi, e Tuci, kërkojnë golin e tyre të parë në fazën e ligës, kurse Qazim Laçi e ka një të tillë të cilin e realizoi në sfidën e parë ndaj Salzburgut.
Padyshim se një ndeshje e vështirë i pret ndaj ish-kampionit të Ligës së Kampionëve, Manchester Cityt.
Dy futbollistë tjerë shqiptar që luajnë tek Dinamo e Zagrebit njëri përfaqëson Shqipërinë, e tjetri Maqedoninë, Arbër Hoxha e Arijan Ademi, do të luajnë ndaj Salzburgut.
Kroatët nuk e kanë nisur aspak mirë këtë fazë të Ligës së Kampionëve, ku ende nuk dinë për fitore dhe sot dyshja shqiptare kërkon triumfin e parë.
Futbollisti i Interit, Kristjan Asllani, pritet të jetë gati për sonte në ndeshjen ndaj Young Boys.
Duke marr parasysh kundërshtarin, trajneri Inzaghi mund t’i jep minuta mesfushorit shqiptar, i cili shënoi gol në ndeshje me Shqipërinë në përballjen e fundit ndaj Gjeorgjisë.
Berat Gjimshiti rikthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve, kësaj here ndaj Celticut.
Sfidën e fundit në këtë kompeticion, ai ka realizuar gol ndaj Shaktharit ndërsa formën e mirë tenton ta vazhdoj edhe sonte.
I fundit por jo nga rëndësia është Granit Xhaka, i cili me Leverkusenin do të luaj ndaj francezëve të Brestit.
Dy skuadrat janë të pamposhtura dhe kërkojnë ta vazhdojnë këtë seri.
Xhaka në dy ndeshjet e para nuk ka realizuar gol teksa të parin e kërkon sonte.
Kujtojmë se këto dy sfida luhen me fillim nga ora 18:45 dhe e nisin serinë e ndeshjeve për sonte./Arbresh.info/DrilonHalili/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...