Liga e Evropës zhvillon sot ndeshjet kthyese, vëmendja në Old Trafford

09:33 | 23 Shkurt 2023
K.B

Pas ndeshjeve shumë interesante në Ligën e Kampionëve, tani radhën e kanë ato të Ligës së Evropës.

E pa dyshim që vëmendja kryesorë është te ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës, e cila zhvillohet në Old Trafford dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

Gjiganti italian, Juventusi gjithashtu do ta kërkoj kalimin tutje në udhëtimin e tyre në Francë të Nantes, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Itali.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Union Berlin dhe Ajaxit, PSV Eindhoven-Sevilla, Roma-RB Salzburg dhe Monaco-Bayer Leverkusen.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditën e sotme janë ato mes Midtjylland-Sporting dhe Rennes-Shakhtar Donetsk. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme