Ky vit ka qenë i çuditshëm dhe futbolli nuk bën përjashtim, pasi as aty nuk kanë munguar rezultatet e befasishme.
Kur shikon kampionatet më të mëdha në Evropë këtë edicion, renditjet tregojnë rezultate befasuese.
Ekipet si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Chelsea, Manchester City, Inter, Liverpool dhe Arsenal të gjitha kanë një gjë të përbashkët këtë sezon: asnjëra prej tyre nuk kryeson kampionatet e tyre përkatëse.
Më alarmante është se tre nga skuadrat në listën lartë janë kampionët aktualë në vendet e tyre.
Me orarin e ndeshjeve që vijnë më shpesh dhe në rrethana të papara për shkak të pandemisë së coronavirusit, është parë një ringjallje e tre gjigantëve evropianë.
Atletico Madrid, Tottenham Hotspur dhe AC Milan qëndrojnë të gjithë në krye të La Liga, Serie A dhe Ligës Premier, diçka që askush nuk do ta parashikonte gjatë verës.
Skuadra e Atletico Madrid e drejtuar nga Diego Simeone ka rikrijuar një sistem të ri këtë sezon. Kur shumë kishin shkruar për stilin e bazuar në mbrojtje të argjentinasit, El Cholo ka rivendosur skuadrën e tij në sulm, duke kontrolluar ndeshjet gjatë gjithë sezonit.
Nënshkrimi i Luis Suarez dhe forma e shkëlqyeshme e Joao Felix ka bërë që ata të jenë një pretendent i mirëfilltë dhe të rrëzojnë dy “të mëdhenjtë”, Barcelonën dhe Real Madridin nga froni.
Ata aktualisht janë 12 pikë larg Barcelonës dhe gjashtë përpara Real Madridit, me të cilin përballen këtë fundjavë.
Ndërsa javët kalojnë, aq më shumë duket se ata mund të përsërisin sezonin heroik të vitit 2014 kur morën titullin në La Liga.
Jose Mourinho po punon me klubin e tij, Tottenhamin dhe ka tifozë po ëndërrojnë për titullin e parë në kampionat që nga viti 1961.
Klubi i Londrës Veriore ka adoptuar stilin e portugezit me një mbrojtje të fortë, të shoqëruar me një lojë të shpejtë dhe agresive në kundërsulm, dhe kjo ka bërë mrekulli këtë edicion.
Suksesi i skuadrës vjen pas paraqitjes fantastike të dyshes Harry Kane dhe Son Heung-min , të cilët aktualisht kanë shënuar 18 gola dhe kanë 13 asistime.
Ata aktualisht kanë 24 pikë dhe së bashku me kampionin aktual Liverpool, janë në krye.
Pas viteve të mjerimit, duket sikur shtatë herë kampionët e Evropës janë rikthyer dhe Rossonerët po ndjekin titullin e tyre të parë që nga viti 2011.
Trajneri Stefano Pioli duket se ka gjetur ekuilibrin perfekt mes të rinjve dhe përvojës dhe skuadra e tij po ec mirë.
Është ylli veteran Zlatan Ibrahimovic ai që po udhëheq Milanin drejt për titullit.
10 golat e tij në një kampionat që ai tashmë i njeh shumë mirë pas aventurave te Juventusi dhe Interi e kanë ndihmuar skuadrën e tij të marrë 26 pikë për të qëndruar në krye të tabelës.
/Telegrafi/
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...