Lewis Hamilton më i shpejti në Spanjë

12:00 | 12 Maj 2017
Arbresh Info

Lewis Hamilton ka zënë vendin e parë në seancën praktike të Formula 1 ‘Grand Prix’ të zhvilluar në Spanjë.

Hamilton me Mercedes ishte 0.029 sekonda më i shpejtë se bashkëlojtari i tij Valtteri Bottas, transmeton portali arbresh.info. Vendi i dytë i takoi Kimi Raikkonenit me Ferrari, ndërsa i treti ishte Sebastian Vettel.

Max Verstappen i Red Bullit ishte i pesti, vetëm 0.250 sekonda prapa Raikkonenit.

Sezoni dëshpërues i McLaren Hondas vazhdoi me Fernando Alonson që dështoi me përfundimin e pjesës së parë të rrugës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme