Lewis Hamilton i pari në Hungari

17:19 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Lewis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Hungarisë dhe ka rritur distancën ndaj Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme. Kimmi Raikkonen ka marrë vendin e fundit të podiumit ndërsa humbësi më i madh duhet të ketë qenë Bottas, i cili pasi u parakalua nga Vettel ka humbur toruan duke u përplasur me gjermanin dhe me Riccardon.

Nisja, si rrallëherë, ishte pa probleme të gjitha makinat u nisën mirë dhe kryesuesit ruajtën pozicionin e tyre megjithëse Raikkonen bëri startin më të mirë duke tentuar të parakalojë Bottas i cili ia mbyll me zotësi rrugën duke ruajtur edhe Hamilton në vend të parë. Dy makinat Mercedes me kalimin e xhirove të para arrijnë të krijojnë një avantazh të mirë me dy Ferrarit që i ndiqnin por pak më të ngadaltë.

Pas pit stopeve të parë, ishte Vettel ai që mori kryesimin e garës pasi qëndroi në pistë deri në xhiron e 40-të me gomat e buta. Por pas xhiros së 40-të ishte hamilton që rikthehet në krye duke ruajtur ritmin e mirë që kishte që në xhiron e parë. Hamilton fillon shkëputjen ndërsa Raikkonen i afrohet dyshes Bottas-Vettel dhe teksa kishin mbetur edhe dhjetë xhiro dy Ferrarit fillojnë sulmin ndaj Bottas, shkruan telesport.

Dhe katër xhiro përpara fundit Vettel e parakalon në kthesën e dytë të garës. Bottas nuk heq dorë më përpara në kthesën e radhës duke përplasur hundën te gomat e pasme të Vettel. Hamilton ruan vendin e parë dhe arrin të marrë vendin e parë në dy gara radhazi. Vettel duhet të kënaqet me vendin e dytë ndërsa Raikkonen merr vendin e tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme