Sulmuesi 32 vjeçar shënoi 55 gola në sezonin 2019-20 dhe mposhti Manuel Neuerin dhe Kevin De Bruyne për këtë çmim
Robert Lewandowski është emëruar lojtari i vitit nga UEFA të enjten derisa fituesi i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich ka fituar shumicën e çmimeve për futbollistët më të mirë nga Bayern Munich.
32 vjeçari ka shënuar 55 gola në 47 ndeshje, përfshirë 15 nga 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve, derisa shokët e tij të skuadrës Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich si dhe menaxheri Hansi Flick po ashtu kanë fituar çmimet individuale. Për çmimin të lojtarit më të mirë ishin në garë edhe Neuer dhe Kevin De Bruyne.
“Dua të theme se është e mahnitshme”, tha Lewandowski. “Është e mahnitshme, nëse ju punoni kaq shumë dhe e merrni këtë trofe, është speciale”.
“Dua t’i falënderoj shokët e mijë të skuadrës, trajnerët, tërë stafin sepse ata kanë punuar shumë, çdo ditë që të më përgatisin për këto ndeshje dhe po ashtu familjen për mbështetjen e madhe që ma jep”.
“Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë në stadiume të mëdha në klubet më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar dhe shumë i lumtur”.
Pernille Harder, e cila i është bashkuar Chelsea ka marrë çmimin si futbollistja më e mirë e UEFA-së për paraqitjet e saj me Wolfsburg. Skuadra gjermane u mposht në finale të Ligës së Kampionëve nga Lyon por Harder mposhti çifitin e Lyon, Wendie Renard dhe Lucy Bronze për ta marrë këtë çmim.
Kapiteni i Bayernit , Neuer s’ishte befasi që u shpall portier më i mirë i sezonit, duke mposhtur Keylor Navas të PSG-së dhe Jan Oblak të Atletico Madrid. Neuer ka luajtur çdo minutë në fushatën e Bayernit në Europë, duke mbajtur gjashtë herë golin e paprekur dhe duke pranuar vetëm tetë gola në 11 ndeshje.
Sarah Bouhaddi e Lyon ka fituar çmimin si portierja më e mirë, duke pësuar vetëm dy herë në shtatë paraqitje derisa ka fituar për herë të shtatë Ligën e Kampionëve të Grave.
Para Neuer, mbrojtësi kualitativ i Bayernit Kimmich mposhti në garë për mbrojtësin më të mirë David Alaba dhe Alphonso Davis për ta marrë këtë çmim.
Partnerja në mbrojtje Bouhaddi nga Lyon, ylli francez Renard ka fituar çmimin si mbrojtësja më e mirë në Ligën e Kampionëve për femra ku sivjet ngriti trofeun e Ligës së kampionëve për të shtatën herë.
Sezonin në Europë, Manchester City e përfundoi me zhgënjim përsëri por De Bruyne ka fituar çmimin mesfushori më i mirë, duke mposhtu Thiagon dhe Thomas Muller, derisa një tjetër yll i Lyonit për femra, gjermanja Marozsan mori çmimin si mesfushorja më e mirë në konkurrencën e femrave.
Pos këtij çmimi, Lewandowski ka fituar edhe çmimin sulmuesi i sezonit, pasi që shënoi 15 gola në këtë garë. Harder në anën tjetër, nga femrat mori këtë çmim, pasi kishte shënuar nëntë gola dhe kishte udhëhequr skuadrën e saj deri në finale.
Trajneri i Bayernit, Flick kishte pak emër deri në këtë sezon por ai ka marrë çmimin si trajneri më i mirë pasi që fitoi tripletën.
Dominimi në Europë i Lyonit te femrat u konfirmuar kur menaxheri i tyre, Jean-Luc Vasseur, fitoi për herë të parë çmimin si trajneri më i mirë për femra për këtë vit.
Lista e plotë e fituesve nga UEFA sot:
Lojtari më i mirë i vitit mashkull nga UEFA: Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Lojtarja më e mirë e vitit femër nga UEFA: Pernille Harder (Wolfsburg)
Trajneri më i mirë për skuadër të meshkujve nga UEFA: Hansi Flick (Bayern Munich)
Trajneri më i mirë për skuadër të femrave nga UEFA: Jean-Luc Vasseur (Lyon)
Portieri më i mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve: Manuel Neuer (Bayern Munich)
Mbrojtësi më i mirë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20: Joshua Kimmich (Bayern Munich)
Mesfushori më i mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve: Kevin De Bruyne (Manchester City)
Sulmuesi më i mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve: Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Portierja më e mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve për femra: Sarah Bouhaddi (Lyon)
Mbrojtësja më e mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve për femra: Wendie Renard (Lyon)
Mesfushorja më e mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve për femra: Dzsenifer Marozsan (Lyon)
Sulmuesja më e mirë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve për femra: Pernille Harder (Wolfsburg)
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...