Goli i shënuar në minutën e 98′ nga Lewandowski i ka siguruar një pikë skuadrës së Carlo Ancelottit në ndeshjen si mysafirë ndaj Herthas.
Hertha BSC ishte afër fitores së parë pas nëntë viteve ndaj Bayern Munichut në takimin e xhiros së 21 në Bundesliga të zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion”, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Vedad Ibisevic arriti të dërgojë skuadrën nikoqire në epërsi në minutën e 21′ të ndeshjes duke ruajtur avantazhin deri në minutën e fundit të takimit. Megjithatë, goli i realizuar në sekondat e fundit nga Lewandowski barazoi gjithçka.
Bayern Munich vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 50 pikë, ndërsa Hertha gjendet në pozitën e gjashtë me 34 pikë./arbresh.info
https://streamable.com/ojt5b
https://streamable.com/3e7lq
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...