Pas ardhjes së Kylian Mbappe, tifozët e Real Madridit ishin të emocionuar për treshen Bellingham-Mbappe-Vinicius (BMV). Por, duke shkuar në El Clasico, treshja e parë e Barcelonës është treguar më efektive.
Robert Lewandowski, Raphinha dhe Lamine Yamal kanë krijuar një partneritet vdekjeprurës këtë sezon. Së bashku, ata kanë kontribuar në 34 gola në La Liga, që është dyfishi i numrit të BMV-së së Real Madridit, e cila ka arritur vetëm 17 gola në kampionatin spanjoll.
Lewandowski kryeson shifrat e Barçës me 12 gola dhe dy asistime. Raphinha ka shtuar pesë gola dhe pesë asistime, ndërsa Yamal ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në gjashtë tjera.
Në krahasim, Bellingham nuk ka shënuar ende dhe ka dhënë vetëm një asistim. Mbappe ka shënuar gjashtë herë, tre nga penalltitë, dhe Vinicius Jr ka shënuar pesë gola dhe katër asistime.
Real Madridi do të mbështetet në treshen e tyre BMV këtë të shtunë, veçanërisht me Rodrygon e padisponueshëm. Ancelotti ka të ngjarë të qëndrojë me Vinicius dhe Mbappe në krye të sulmit, ndërsa Bellingham mund të bëjë vrapimet e tij nga thellësia.
Ndërkohë, forca e Barcelonës nuk ndalet në treshen e parë. Skuadra e Flick gjithashtu krenohet me kërcënimet sulmuese nga Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Pedri, të cilët kanë shtuar numrin e golave të ekipit këtë sezon.
Një fitore në Santiago Bernabeu mund ta qojë Barcelonës gjashtë pikë përpara, duke forcuar pozicionin e saj në krye të La Ligës. /Telegrafi/
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...
Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndë...
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...