Mediat kanë raportuar se për polakun ka shpreh interesim Real Madridi, por klubi gjerman nuk është duke menduar për ta shitur atë
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Haynckes pret që Robert Lewandowski të qëndroi në klub aq gjatë derisa ai të thyej çdo rekord të golave në Budesligë.
Lewandowski vazhdon të lidhet me një kalim të Real Madridi deri në fund të sezonit, pavarësisht që shefi i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, insiston se sulmuesi nuk është për shitje.
Heynckes ka refuzuar të flet për këtë transferë dhe spekulimet rreth yllit polak, i cili ka shënuar 174 gola në ligën më të madhe në Gjermani, në total 220 në të gjitha garat.
“Jam në njohuri për atë çfarë kanë shkruar mediat spanjolle, por kemi shumë spekulime”, tha ai në konferencën për media. “Pres që Lewandowski të thyej çdo rekord të shënimit të golave në Budesligë në dy apo tri vitet në vazhdim”.
Komentet e Heynckes’s janë në vijë me ato të bërë më herët në këtë javë të Rummenigge, i cili insistoi se nuk ka asnjë arsye që Bayern ta shet Lewandowskin.
“Dua të theksojë se Roberti do të jetë 100 për qind lojtarë i Bayernit edhe sezonin e ardhshëm”, kishte thënë ai për Kicker. /GazetaExpress/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...