Barcelona u rikthye te suksesi në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0, Real Sociedad. Katalanasit iu falën golave të Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa Robert Lewandowski mbeti i pakënaqur jo vetëm për arsye se nuk e gjeti rrugën e rrjetës, por edhe për zëvendësimin me Ferran Torres në minutën e 76.
I pyetur rreth këtij episodi pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez theksoi se iu desh të mendonte në të mirë të skuadrës pavarësisht mërzitjes së çastit nga sulmuesi polak.
“Lewandowski u zëvendësua për arsye taktike, por edhe sepse ka luajtur shumë ndeshje. Kishim nevojë për më shumë freski në fushë. Unë e kuptoj reagimin e Lewandowskit, por ishte një ndeshje me shumë sakrificë dhe ai shpenzoj shumë.
Edhe mua nuk më pëlqente kur më zëvendësonin, por duhej të mendoja për të mirën e skuadrës. Duhej të bënim presion lart, që kërkon një fizik të freskët. Ishte zëvendësim taktik, nuk ka asgjë personale. Unë mendoj vetëm në të mirën e kolektivit”, u shpreh Xavi Hernandez./SS
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...