Lewandowski përsërit dëshirën për t’u larguar nga Bayerni

17:33 | 17 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munih gjatë verës mes interesimit nga gjigantët e La Liga Santander, Barcelona.

Reprezentuesi polak beson se lëvizja e tij mund të jetë e dobishme si për veten ashtu edhe për klubin, i cili do të jetë në gjendje të përfitojë nga ylli i tyre, shkruan Marca.

“Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, prandaj i kam kërkuar klubit dritën jeshile për një transferim”, tha Lewandowski për Bild.

“Unë mendoj se në situatën aktuale është zgjidhja më e mirë, veçanërisht pasi klubi mund të marrë ende para nga një transferim”.

“Nuk dua të detyroj asgjë, nuk bëhet fjalë për këtë, ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes më të mirë, duhet të qetësohemi, dua të flasim me qetësi dhe jo përmes medieve”.

“Shpresoj që fansat të më kuptojnë një ditë”.

Duhet theksuar se javët e fundit të dyja palët i kanë dërguar mesazhe njëra-tjetrës përmes shtypit.

Sulmuesi ka qëndruar këmbëngulës për qëllimin e tij për t’u larguar këtë verë, por Bayern Munih nuk duket se është i gatshëm ta lejojë atë ta bëjë këtë.

Megjithatë, tensioni mes dy palëve është ulur pas një takimi mes drejtorit sportiv Hasan Salihamidziq dhe Lewandowski disa ditë më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme