Google ADS

Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë

17:46 | 18 Maj 2022
KRG

Robert Lewandowski është objektivi kryesor për t’i dhënë fund numrit në rënie të golave të Barcelonës.

Ndërsa sulmuesi e ka rritur numrin e golave me moshën, duke e përfunduar sezonin me 50 gola, Barcelona ka parë rënien e numrit të golave të shënuar gjatë sezoneve të fundit.

Ata janë pranë përfundimit të sezonit me numrin më të ulët të golave që nga sezoni 2004/0.

Largimi i lojtarëve të rëndësishëm në sulm – mbi të gjitha Lionel Messit – ka nënkuptuar që golat kanë qenë të paktë në Camp Nou këtë sezon.

Katalanasit kanë shënuar 86, nga të cilët vetëm 68 kanë qenë në ligë. Nuk duhet harruar që për shembull, Memphis Depay është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 13 gola në të gjitha garat.

Që nga viti 2014/15, numri i golavetë Barcelonës ka rënë çdo vit. Në 2015/16 ata shënuan 173, pastaj 171, 141, 138, 110 dhe më pas 86 këtë sezon.

Kjo është arsyeja pse Barcelona do të jetë në kërkim të një lojtari që shënon gola.

Gjatë gjithë sezonit katalonasve iu desh të krijonin shumë raste për të shënuar, pasi i mungonte një lojtar klinik në sulm. Dhe kjo është arsyeja pse Lewandowski është objektivi.

Sulmuesi polak po përmirëson rekordet e tij me rritjen e moshës. Ai do të jetë 34 vjeç në gusht, por kyështë sezoni në të cilin ai ka festuar më së shumti gola.

Lewandowski e mbylli sezonin, dhe ndoshta aventurën e tij në Bayern Munich, të shtunën duke shënuar golin e tij të 50-të të sezonit.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesligës në çdo sezon që nga 2017/18 dhe fitoi për herë të parë Këpucën e Artë evropiane vitin e kaluar pasi shënoi 48 gola. Në 2019/20, ai arriti në 49./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme