“Lewandowski nuk largohet nga Bayerni, madje as për 150 milionë euro”

22:08 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Sipas drejtorit Karl-Heinz Rummenigge, Bayern Munichu nuk do të shes sulmuesin Robert Lewandowski, madje edhe nëse shtrohet një ofertë prej 150 milionë euro.

Trajneri Niko Kovac ka pranuar këtë javë se sulmuesi është duke menduar largimin nga klubi pas katër viteve shumë të suksesshme në Allianz Arena, ndërkohë që Real Madridi dhe Chelsea kanë si shënjestër transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Rummenigge insiston se asnjë shumë e të hollave që mund të ofrohet nuk do të ketë ndikim te Bayern Munichu që të ndryshoj qëndrimin e tyre në reprezentuesin polak.

“Me Robertin, ne qartë dëshirojmë t’i dërgojmë një sinjal brenda dhe jashtë klubit se Bayern Munichu është plotësisht ndryshe nga klubet e tjera që dobësohen kur një shumë madhështore shtrohet pranë tyre”, ka thënë ai për ‘TZ’.

“Ne duam të tregojmë se dera jonë qëndron e mbyllur. Ne jemi plotësisht të kënaqur me të dhe në pozitën e tij, ka vetëm pak lojtarë që janë të krahasueshëm”

“Ne nuk kemi interes të shesim atë dhe nuk ka rëndësi nëse dikush ofron 100 apo 150 milionë. Kualiteti i lartë që ne kemi qëndron me neve”

Lewandowski, i cili ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij, ka fituar katër tituj në Bundesliga, dy Superkupa dhe një Kupë të Gjermanisë qysh pasi iu bashkua Bayernit nga Borussia Dortmundi në vitin 2014./arbresh.info/

Të ngjashme