Barcelona sonte luan sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj francezëve të Brestit.
Për futbollistin polak, Robert Lewandowski kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi kërkon golin e 100-të në Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Ai ka shënuar 99 gola në Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme.
Debutimin e tij në këtë kompeticion e bëri me Dortmundin. Me fanellën e verdhë e zi ai shënoi 17 gola në 28 ndeshje në të cilat mori pjesë në tre sezone.
Më pas ai u transferua tek gjiganti tjetër gjerman, Bayern Munich ku edhe arriti të triumfoj në këtë kompeticion.
Polaku luajti 78 ndeshje për bavarezët në tetë sezone, në të cilat shënoi 69 gola.
Kurse me skuadrën aktuale, Barcelonën 36-vjeçari ka shënuar 13 gola në 18 sfida, së fundmi realizoi dy herë në Beograd ndaj Zvezdës ku arriti shifrën e 99 golave.
Vetëm dy futbollistët në histori të Ligës së Kampionëve kanë arritur shifrën e 100 apo më shumë golave dhe ata janë Cristiano Ronaldo me 140 dhe Lionel Messi 129 sosh.
“Lewa” sot e ka mundësinë të bëhet lojtari i tretë në histori që e arrin këtë shifër./Arbresh.info
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...