Robert Lewandowski vijon të mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, pasi me golin e shënuar ndaj Bayer Leverkusenit të shtunën, e çoi në 30 numrin e rrjetave të këtij sezoni, shifra këto që e mbajnë në krye të listës së golshënuesve.
Bomberi polak po ecën me ritme të jashtëzakonshme dhe është absolutisht pretendenti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”, duke qenë se tani kryeson me 60 pikë, i ndjekur nga Ciro Immobile me 54 pikë, duke qenë se italiani ka shënuar 27 gola deri tani.
Javën e ardhshme Lewandowski do të mungojë për shkak të pezullimit, ndërsa më pas do të ketë në dispozicion vetëm 3 ndeshje për të shënuar sa më shumë dhe për të provuar të ruajë kryesimin e listës së golshënuesve evropianë, duke qenë se Immobile ka edhe 12 javë në dispozicion.
Një tjetër motivim për bomberin polak të Bayernit është edhe përmirësimi i rekordit të tij të golave në një sezon të vetëm, që aktualisht është 31, por ambicia e Lewandowskit shkon edhe më lart, pse jo të provojë t’i afrohet rekordit të Muller me 40 gola në sezon, transmeton ss.
Por përveç kampionatit, polaku ka bërë mjaft mirë edhe në ligën e Kampionëve, teksa ka shënuar sa herë që ka zbritur në fushë, ose më saktë 11 gola në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa forma e mirë e Bayernit shpjegohet edhe me shpërthimin e Lewandowskit.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare