Lewandowski lë në shtëpi Ibrahimovicin, Polonia siguron biletën për Katar 2022

23:08 | 29 Mars 2022
KRG

Polonia ka shënuar fitore ndaj Suedisë me rezultat 2-0 në finalen e play-offit nga kontinenti evropian.

Suedia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë në start me Alexander Isak dhe  Emili Forsberg, por pa sukses.

Polakët edhe pse vendas nuk rrezikuan asnjëherë në pjesën e parë.

Dejan Kulusevski me të filluar pjesa e parë ka mundur ta kalojë në epërsi Suedinë, por as sulmuesi i Tottenham nuk ishte i saktë,

Në momentin e parë të rrezikshëm Polonia fitoi penallti në minutën e 50-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.

Forsberg  ishte afër të barazonte, por nuk u koordinua në fund mirë me goditjen.

Në minutën e 73-të, Polonia shtoi epërsinë, kur Piotr Zielinski ishte i saktë për 2-0.

Polakët deri në fund kishin edhe tre raste të mira për të shtuar epërsinë, por që nuk ishin të saktë në momentet e fundit.

Suedia e futi në lojë Zlatan Ibrahimovicin në minutën e 80-të, por ai nuk mundi të ndryshojë asgjë.

Pas fishkëllimës së gjyqtarit, filloi festa e polakëve që sigurojnë një biletë për Katar 2022. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme