“Lewandowski” i Malishevës bëhet i Suharekës

16:25 | 23 Qershor 2021
KRG

Albion Rrahmani pak më parë njoftoi se do të largohet nga Malisheva pasi ndihmoi skuadrën të ngjitet në Superligë.

Sulmuesi i njohur si “Lewnadowski” i Malishevës ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Indeksonline mëson se 21 vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Ballkanit të Suharekës.

Ai do të zëvendësoj Mirlind Dakun i cili është rikthyer nga huazimi te skuadra e tij Osijek.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme