Me Barcelonën, Lewandowski i ka bërë kërkesa të reja për kontratë Bayern Munchen.
Marca raporton se polaku ka bërë dy kërkesa për rinovimin e kontratës së tij me Bayern Munchen: një marrëveshje të re dy-vjeçare deri në vitin 2025 dhe një rritje të pagës së tij aktuale, e cila sipas shifrave jozyrtare shkon në 24 milionë euro në vit.
Bayerni tradocionalisht u jep lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare vetëm një kontratë njëvjeçare – e njëjta gjë është në tryezë për Manuel Neuer dhe Thomas Muller – por duket se ata do të ishin të gatshëm të bënin një përjashtim në këtë pikë.
Nga ana tjetër, paga e tij është një fushë potencialisht më e diskutueshme. Lewandowski, i cili është 33 vjeçar, tashmë është lojtari më i paguar i Bayernit dhe një rritje e konsiderueshme e pagës së tij mund të ketë ndikim në kërkesat e lojtarëve të tjerë.
Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, ka qenë në bisedime me drejtorin sportive të Barçës, Mateu Alemany, këtë javë në qytet./Arbresh.info
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...