Google ADS

Lewandowski fton Kimmich në Barcelonë

10:12 | 22 Maj 2023
E.H

Robert Lewandowski ka komentuar lëvizjen e mundshme të Joshua Kimmich në Barcelonë.

Robert Lewandowski ka shijuar në maksimum sezonin e tij të parë te Barcelona dhe është i qartë se ai kishte të drejtë në vendimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munich verën e kaluar në kërkim të sfidave të reja.

Sulmuesi dha një intervistë për gazetarin polak, Tomasz Włodarczyk u pyet për shokun e tij të vjetër të skuadrës Joshua Kimmich, i cili figuron në listën e përforcimeve të Barçës, dhe ai nuk kishte asnjë shqetësim për të rekomanduar që të nënshkruante për klubin e Barçës.

“Çfarë do t’i thoshit Joshua Kimmich për Barçën? Se ia vlen të vish në Barcelonë. Atmosfera këtu është shumë e ndryshme nga ajo që përjetohet në Bayern Munich. Ata janë dy klube të mëdha, por përvoja dhe sfida janë një tjetër”, u shpreh Lewandowski për të ardhmen e mundshme të Kimmich.

Mbetet të shihet nëse do kenë ndikim fjalët e polakut te gjermani./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme