Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, e ka komentuar transferimin e tij të dështuar në Real Madrid në vitin 2018, teksa ka insistuar se ai është shumë i lumtur në Allianz Arena.
Robert Lewandowski e ka fituar reputacionin si njëri ndër golashënuesit më të mirë të kësaj gjenerate, që kur është transferua në Bayern nga Borussia Dortmundi në vitin 2014, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari ka arritur të kontribuojë me 240 gola në 289 paraqitjet e tij për gjigantët e Bundesligës. 49 prej atyre golave kanë ardhur gjatë sezonit 2019/20.
Polaku nuk po ngadalësohet as tani që po i afrohet fundit të karrierës së tij, ndërsa këtë sezon synon ta fitojë tripletën me Bayernin. Megjithatë, Lewandowski mund të kishte qenë këtë sezon në Spanjë e jo në Gjermani, po të kishte pasur sukses Real Madridi në tentimin për transferimin e tij në vitin 2018.
Los Blancos e kishin identifikuar sulmuesin polak si zëvendësuesin e përsosur për Cristiano Ronaldos, mirëpo transferimi në fund kishte dështuar. Tani, Lewandowski thotë se nuk pendohet që zgjodhi të qëndrojë në Bayern.
“Kishte shumë spekulime në atë kohë. Natyrisht që Real Madridi është një klub i mrekullueshme, unë po e shqyrtoja atë mundësi. Qëndrova këtu dhe nuk pendohem për këtë gjë”, ka thënë polaku.
“Ne jemi një familje dhe kjo duhet t’i përjashtojë të gjitha spekulimet. Unë jam i lumtur në Munih”.
“Jam 100 për qind lojtar i Bayernit dhe identifikohem plotësisht nga kjo. Unë e di sa shumë klubi më qëndron prapa”.
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...