Google ADS

Lewandowski, fitues i çmimit “Golden Player”

12:41 | 22 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Robert Lewandowski e ka fituar çmimin ‘Golden Player’ (Lojtari i Artë) për vitin 2021, që jepet nga Tuttosport.

Sulmuesi polak po dhuron spektakël edhe në këtë edicion me Bayern Munchen, derisa në sezonin e kaluar ishte edhe më magjik.

Kështu, “Tuttosport” ka vendosur që Lewandowski të fitojë çmimin e ‘Lojtarit të Artë’ duke mposhtur Jorginhon dhe Lionel Messin.

Polaku në edicionin e kaluar shënoi mbi 50 gola dhe ky çmimi natyrisht se u rezervua për të.

Ai po ashtu është edhe në garë për Topin e Artë, por që ka një konkurrencë edhe më të ashpër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme