Sulmuesi Robert Lewandowski po fuqizon fillimin mbresëlënës të Barcelonës në sezonin 2024/25 nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Reprezentuesi veteran polak ishte i lidhur me një largim të mundshëm nga Katalunia para ardhjes së Flick, por dyshja që atëherë kanë rindezur formulën e tyre të suksesit që e kanë pasur te Bayern Munich.
Lewandowski tashmë ka grumbulluar një shifër të pabesueshme prej 19 golave të shënuar në të gjitha garat në vetëm 16 paraqitje.
Pavarësisht se ka mbushur 36 vjeç në gusht, Lewandowski duket aq i mprehtë si kurrë më parë, si pika qendrore e përsosur në sulmin e Flick.
Synimi i tij është të rikthehet mbi shifrën e 20 golave në ligë, dhe ai është në rrugën e duhur për të mposhtur shifrën e tij prej 33 golave në sezonin e tij debutues 2022/23 me Barcelonën.
Me besimin e Flick, klubi po shqyrton tani opsionet e tyre për kontratën e Lewandowskit, e cila përfshin klauzola të shumta.
Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme të aktivizojë një klauzolë për të zgjatur marrëveshjen e Lewas me 12 muaj të tjerë në vitin 2026, nëse ai përfundon 55% të ndeshjeve që është në dispozicion për këtë sezon.
Specifikat e kësaj marrëveshjeje tregojnë një ulje të pagës nga 33 milionë euro neto në vit në rreth 26 milionë euro në edicionin 2025/26.
Me këtë kërkesë që pritet të jetë një formalitet në muajt e ardhshëm, Barcelona është e hapur për të zgjatur marrëveshjen e tij edhe një herë deri në vitin 2027, me një reduktim tjetër pagash. /Telegrafi/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...