Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski thotë se ka ende shumë kohë për t’iu afruar yllit të Real Madridit Jude Bellingham në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit.
Polaku e fitoi çmimin “Pichichi” për sezonin e kaluar, por këtë herë është shumë më mbrapa shkaku i lëndimeve të shpeshta.
Sidoqoftë, ai është optimist se mund ta arrijë anglezin e ndoshta edhe ta tejkalojë.
“Sezoni është i gjatë. Është vështirë të shënosh shumë gola në ligë, por jemi Barcelona dhe duam të fitojmë që të arrijmë shumë qëllime”.
Ndër të tjera, ai shtoi: “Dua të falënderoj familjen, skuadrën, trajnerin dhe stafin. Ishte e rëndësishme që të adaptohesha shpejtë, të gjithë më ndihmuan nga fillimi. E fituam La Ligan, Superkupën dhe tani Pichichi. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Lewa./rtk
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...