Robert Lewandowski dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë afat kalimtar veror sipas raportimeve të ‘Diario AS’.
Agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi gëzon një marrëdhënie të mirë me presidentin, Joan Laporta dhe sipas të gjitha gjasve, epoka e Leëandoëskit në Bayern Munchen mund të ketë mbaruar.
Nga ana tjetëer, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë sulmuesit polak një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2026. Edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang është duke kaluar formë të lartë, ata ende duan të transferojnë sulmues tjetër.
33-vjeçari ka shënuar 45 gola në 37 paraqitje për Bayern Munchen në të gjitha garat këtë sezon.
Gjatë kohës së tij me skuadrën bavareze, ai ka shënuar 339 gola në 366 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar çdo trofe të mundshëm./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...