Para se t’i bashkohej Bayern Munichut, Robert Lewandowski kishte dashur t’i bashkohej Real Madridit, në mënyrë që të luante me Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi polak iu bashkua bavarezëve në vitin 2014 si lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi dhe ka shkëlqyer me fanellën e kampionit gjerman.
Megjithatë, karriera e 31-vjeçarit ka mundur të ishte ndryshe nëse do ta ndiqte dëshirën e tij për të qenë bashkëlojtar i Ronaldos.
Ish-këshilluesi i tij, Cezary Kucharski, ka treguar se Lewa kishte dashur të luante në Santiago Bernabeu, por ai bindi që të shkonte në Allianz Arena.
“Në një pikë moment gjatë bisedimeve, ai nuk donte të nënshkruante kontratë me Bayernin dhe dëshironte të shkonte te Real Madridi, sepse atje luante Ronaldo”.
“E binda se ai duhej të ishte sulmuesi numër një në klubin ku do të luante. Te Real Madridi do ta tejkalonte Karim Benzeman në një moment, mirëpo nuk mund ta lejoja të shkonte në një klub si i dyti (prapa Ronaldos) duke marrë parasysh statusin që kishte asokohe”, ka deklaruar Kucharski për kanalin polak në YouTube, Futbolownia.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...