Robert Lewandowski ka barazuar një rekord të Ligës së Kampionëve të vendosur nga Cristiano Ronaldo, pas golit të shënuar për Bayern Munichun në fitoren ndaj Chelseat.
Ylli polak shënoi një herë dhe asistoi dy gola tjerë për të ndihmuar fitoren 3-0 të Bayernit në Stamford Bridge në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Bayernit kombinoi me Serge Gnabry në një efekt shkatërrimtar për të vendosur dy gola në hapësirën e tre minutave, përpara se të shënonte golin e tretë për ekipin e tij.Me këtë gol, Lewandowski arriti në shifrën e 11 golave në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.
9 – Robert Lewandowski has scored nine away goals in the Champions League this season; the joint-most by a player in a single campaign, along with Cristiano Ronaldo in 2013-14. Invader. #CHEBAY pic.twitter.com/VS05SuBX7G
— OptaJoe (@OptaJoe) February 25, 2020
Lewa gjithashtu barazoi rekordin e Ronaldos me nëntë gola të shënuar në udhëtim garën elitare evropiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.
Ndryshe, polaku e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Ligën e Kampionëve me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti. /Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç