Lewandowski: Arsenali nuk do të ketë shumë shanse

09:59 | 14 Shkurt 2017
Arbresh Info

Robert Lewandowski beson se Arsenali nuk do të ketë shumë shanse në ndeshjen e parë të xhiros së 16 në Ligë të Kampionëve të mërkurën ndaj Bayern Munichut, nëse skuadra nikoqire luan lojën e tyre natyrale.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger nuk ka rekord të mirë në ndeshjet kundër Bayernit, pasi është larguar nga ky kompeticion evropian në duart e skuadrës në “Allianz Arena” në fazat e njëjta gjatë viteve 2012-13 dhe 2013-14, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Sonte ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve

“Ne duhet të koncentrohemi vetën tonë. Nëse ne luajmë ndeshjen tonë atëherë Arsenali sigurisht se nuk do të ketë shumë shanse”, tha reprezentuesi polak për faqen zyrtare të klubit.

“Por, ne duhet të luajmë mirë nga mbrojtja deri në front. Arsenali ka futbollist të mirë. Ata e dinë çfarë do të thotë të luash në Ligë të Kampionëve”, shtoi sulmuesi./arbresh.info

Të ngjashme