Robert Lewandowski ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.
Sulmuesi polak ka vendosur përfundimisht të ndahet me Bayern Munichun, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Mirëpo, ai do t’i ndajë shumë shpejt rrugët me gjigantin bavarez.
Dhe, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se veterani i sulmit ka arritur marrëveshje personale me gjigantin katalunas.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një kontratë trevjeçare, ndërsa do të paguhet rreth 175 mijë funte në javë, apo afro 200 mijë euro.
Në total, nga kjo marrëveshje, futbollisti më i mirë në botë i dy vjetëve të fundit, i zgjedhur nga FIFA, do t’i marrë afro 30 milionë euro për tri vjet qëndrimi në “Camp Nou”.
Ndërkohë, Barça duhet të merret vesh me Bayernin për transferimin e Lewandowskit.
Për momentin, klubi nga “Allianz Arena” është i vendosur për ta mbajtur lojtarin, i cili megjithatë ka nevojë për një eksperiencë të re.
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...