Paris Saint Germain dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalen e garës më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh sulmuesi polak.
PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në ‘Parc des Princes’ në datën 10 prill, derisa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Kataluni.
Lewandowski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, derisa këtë edicion në ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat.
E në rast se arrijnë ta eliminojnë PSG-në, atëherë Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.
Katalanasit nuk e kanë prekur finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, ku atë vit e kishin fituar këtë trofe sa ishte trajner Luis Enrique, aktualisht pjesë e PSG-së. /Telegrafi/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...