Prej disa javësh tashmë “drama” mes Bayern Munich e “londinezëve” të Tottenham për transferimin e “bomberit” anglez, Harry Kane nuk po mbaron, por mesa duket ngjarjet e sotme mund ta çojnë drejt fundit.
Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi 29-vjeçar ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, të llogaritur deri në verën e ardhshme, duke konfirmuar kështu se në rast qëndrimi, ky do të jetë viti i tij i fundit te Tottenham.
Në të tilla kondita, Presidenti i Spurs, Daniel Levy tani është i detyruar ta shesë te “bavarezët” rekordmenin e Tottenham ose ta lërë atë të largohet, si një lojtar i lirë sapo të hapet merkato e verës e vitit 2024. /abcnews.al
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...