Google ADS

Lëvizjet e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tij në Manchester United

14:50 | 24 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA mbrëmjen e së martës në eventin e mbajtur në Londër.

Për të dytën herë radhazi, superylli portugez është emëruar lojtari më i mirë në botë dhe Lionel Messi, gjithashtu për të dytin vit radhazi, ka përfunduar i dyti prapa tij, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo shënoi 42 herë për Realin sezonin e kaluar duke i siguruar tyre titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve. Përveç kësaj, 32-vjeçari shënoi 24 gola në paraqitjen e tij të 24 për Portugalinë në ndeshjet ndërkombëtare dhe luajti një rol të madh në triumfin e tyre në Kampionatin Evropian 2016.

Është vështirë për të argumentuar një vit të tillë aq produktiv por mund të themi me plotë të drejtë se Ronaldo është bërë një sulmues i klasit botëror derisa po hyn në fazat e fundit të karrierës së tij.

Sigurisht, ai ishte një anësor në ditët e tij të para te Manchester United para se të kthej në një makineri golash që vazhdon të jetë edhe sot.

Pas çmimit individual të fituar mbrëmjen e kaluar, një përdorues i rrjetit social Twitter ka shfaqur disa nga lëvizjet e tij më të mira në Manchester United.

Është thjeshtë një futboll i pastër i përmbledhur në një video mbi dy minuta./arbresh.info/

https://twitter.com/ManUtdChannel/status/922554839313338373

Të ngjashme