Borussia Dortmund ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar, ku përveç largimeve, klubi ka konfirmuar dhe afrime të reja, që do t’i hyjnë në punë trajnerit të ri, Nuri Sahin.
Sot Borussia Dortmund e ka kompletuar transferimin e Yan Couto nga Manchester City, i cili vjen si huazim me detyrim blerje brenda një viti.
Couto largohet nga Man City, pasi kurrë nuk luajti për kampionët e Ligës Premier , pavarësisht se u bashkua në verën e 2020, ndërsa ai kaloi katër sezone në huazim, tre prej të cilëve te Girona, duke përfshirë dy të fundit.
Braziliani, i cili ka katër paraqitje për vendin e tij, bëri 34 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.
Para dy ditësh, klubit iu është bashkuar edhe gjermani Pascal Gross me një marrëveshje dyvjeçare. Gross, i cili më parë ka luajtur për Ingolstadt në Bundesligë përpara se të bashkohej me Brighton, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit anglez që kur iu bashkua në vitin 2017.
Sezoni i fundit i tij ishte veçanërisht mbresëlënës, me gjermanin që shënoi katër gola dhe dhuroi 10 asistime në Ligën Premier.
Ndërsa lajmi i fundit është se Borussia Dortmund ka lejuar Niclas Fullkrugun të largohet nga kampi i tyre stërvitor për të nisur bisedime me një klub të paidentifikuar.
Duket se Fullkrug do të bashkohet me klubin londinez në orët në vijim.
Borussia Dortmund ka afruar në këtë afat kalimtar edhe dyshen e Stuttgartit, Serhou Guirassy dhe ëaldemar Anton. /Telegrafi/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...