Lëvizja e papritur nga Arsenali, kërkon një tjetër sulmues të Realit

10:29 | 24 Nëntor 2017
Arbresh Info

Arsenali ka bërë një lëvizje të papritur duke kërkuar transferimin e ish sulmuesit të Tottenhamit, Gareth Bale.

Reprezentuesi uellisan u largua nga klubi në White Hart Lane për transferim te Real Madridi në vitin 2013 për një tarifë rekorde, por tani duket se nuk është pjesë e kërkesave te klubi në Bernabeu dhe mund të largohet në një të ardhme të afërt, transmeton portali arbresh.info.

Bale ka humbur besimin e Zinedine Zidane

Manchester United ka qenë duke u kërkuar transferimin e tij dhe besohet se udhëheq garën për nënshkrimin e tij, por një raport nga ‘Don Balon’ pretendon që “Topçinjtë” kanë reaguar dhe Bale është duke e “konsideruar” ofertën.

28-vjeçari thuhet se është i shqetësuar për çarjen që mund të shkaktohet nga rivali i ish skuadrës së tij por thuhet gjithashtu se është duke kërkuar rikthimin sërish në Londër pas spekulimeve në rritje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme