Skuadra e Inter po përgatitet për lëvizjen e fundit në merkaton e verës.
Inter po planifikon një lëvizje të fundit në merkato, për ta mbyllur afatin kalimtar të verës, në të cilin ishin mjaft aktiv, duke afruar emra si Alexis Sanchez e Romelu Lukaku, e duke larguar Ivan Perisic.
Por, Matteo Politano duket se do të jetë karta e fundit që do të luhet nga ‘Zi kaltrit’, të cilët përmes anësorit synojnë shërbimet e Ante Rebic.
‘Sky Sport Italia’ së fundmi raporton se Fiorentina po mendon të ofrojë rreth 30 milionë për Politano, kurse Inter ka kërkuar 35 milionë, në mënyrë që të transferojë kroatin që luan me Frankfurt, transmeton lajmi.net.
Kjo do të ishte një fitore e dyfishtë për Viola, pasi kur ata kanë shitur Rebic tek Frankfurt për 2 milionë, ata në klauzolë kanë përfshirë të drejtën e 30 për qind të shumës me të cilën ai shitet në të ardhmen.
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot