Leverkuseni ka arritur të shënoj fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim tek Bochumi në kuadër të xhiros së 33-të në Budesliga.
Ndeshja nuk nisi mirë për Bochumin kur mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Passlack, shkruan Arbresh.info.
Më pas gjithçka foli në të mirë të Leverkusenit, kur në minutën e 41-të shënoi golin e epërsisë Schick.
Teksa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Boniface nga penalltia realizoi për 2-0.
Ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë, me Amine Adli i cili realizoi golin e tretë për ‘aspiranat’, në minutën e 76-të.
Stanisic dhjetë minuta më vonë realizoi për 4-0.
Kurse golin e fundit në ndeshje e shënoi Alejandro Grimaldo.
Pas kësaj fitore Leverkuseni ka 87 pikë në vendin e parë, ndërsa Bochumi është në vendin e 14-të me 33 sosh.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso tani pas kësaj fitore ka 50 ndeshje pa humbje ku është një rekord historik në futboll./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...