Leverkuseni shënon fitoren e 14-të radhazi

23:03 | 30 Nëntor 2023
D.H

Leverkuseni mposhti Hacken me rezulatat 2-0, në kuadër të Europa League.

Golat për gjermanët i realizuan Boniface në minutën e 14-të dhe Schick në minutën e 74-të, shkruan Arbresh.info.

Pas pesë ndeshjeve Leverkuseni ka pesë fitore në Europa League dhe prinë tabelën e grupit H, me 15 pikë.

Për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso kjo ishte fitorja e 14-të me radhë në të gjitha garat.

Kurse në 20-të ndeshjet zyrtare Leverkuseni ka 19 fitore dhe vetëm një barazim gjatë këtij sezoni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme