Leverkusen ka arritur të shënoj fitore bindësë ndaj Bochumit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 16-të në Budesligë.
Një hattrick i Patrick Schick dhe një gol i Boniface kanë mundësuar këtë fitore të aspirinave, shkruan Arbresh.info.
Schick realizoi në minutat 30, 32 dhe 45 për të dërguar Leverkusenin me epërsi komode pas pjesës së parë dhe për të realizuar hattrick.
Golin e fundit e realizoi Boniface, në minutën 69-të.
Ky ishte goli i 10-të i tij këtë sezon teksa ka edhe shtatë asistime.
Me këtë fitore aspiranat kanë 42 pikë, katër më shumë se Bayerni që shënoi fitore ndaj Wolfsburgut 2-1.
Gjithashtu kjo ishte ndeshja e 25-të e të drejtuarave të Xabi Alonsos, që nuk kanë pësuar humbje këtë sezon./Arbresh.info/
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita