Leverkuseni e pamposhtur në 21 ndeshje me radhë

09:16 | 7 Dhjetor 2023
D.H

Leverkuesni gjatë natës së mbrëmshme ka arritur të shënoj fitore ndaj Padebornit me rezultat 3-1, për t’u kualifikuar në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Boniface në minutën e 12-të hapi llogarinë e golave në këtë sfidë, shkruan Arbresh.info

Teksa Palacios në të 28-tën e dyfishoi epërsinë, Sebastian Klass ngushtoi epërsinë e ‘aspirinave’ në minutën e 83-të.

Kurse Patrick Schick e vulosi fitoren e radhës për Leverkusenin këtë sezon.

Kujtojmë se mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka luajtur për 68 minut në këtë ndeshje.

Për skuadrën e Xabi Alonsos kjo ishte fitorja e 19 këtë sezon krahas edhe dy barazimeve tjera.

Që nga fillimi i sezonit ata nuk kanë asnjë humbje këtë sezon në të gjitha garat.

Teksa kujtojmë që janë lider në Bundesligë dhe kanë siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales në Europa League./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme