Leverkuseni ka arritur të shënoj fitoren e radhës ndaj skuadrës së Stuttgartit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.
‘Aspiranat’ u gjetën në disavantazh pas pjesës së parë me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.
Anton shënoi golin e parë në minutën e 11-të.
Mirëpo Andrich i Leverkusenit barazoi rezultatin në minutën e 50-të.
Stuttgarti riktheu epërsinë pas tetë minutave me golin e Fuhrich.
Por Leverkuseni nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të riktheu sërish baraspeshën me golin e Amine Adli.
Ndërkohë në minutën e 90-të, Jonathan Tah shënoi gol për t’i dhënë fitoren Leverkusenin.
Pas kësaj fitore ‘Aspiranat’ arritën në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...