Seria e pamposhtur e Bayer Leverkusen ka vazhduar falë golit të barazimit në minutën e 97-të nga Robert Andrich.
Të shtunën skuadra e Xabi Alonso në ndeshjen e Javës së tridhjetë e një ka barazuar me VfB Stuttgart.
Rezultati përfundimtar i përballjes në “BayArena” ka qenë 2-2.
Mysafirët kanë gjetur epërsi të dyfishtë me golat e Fuhrich (47′) dhe Undav (57′), por Leverkusen e ka përmbysur rezultatin.
Fillimisht ka shënuar Adli (61′) dhe pastaj kur është dukur se Leverkusenit po i shkaktohej humbja e parë, në skenë ka dalur Andrich për ta barazuar rezultatin.
Leverkusen që tashmë është shpallur kampion ende nuk e ka përjetuar humbjen. Nga tridhjetë e një ndeshje në Bundesliga skuadra ka arritur të realizojë tridhjetë e një fitore dhe gjashtë barazime./rtk
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë