Google ADS

Leverkusen shkruan historinë shpallet kampionë në Bundesligë, Xhaka shënon në ndeshjen festive

19:22 | 14 Prill 2024
D.H

Leverkusen ka arritur të shënoj fitore të thellë ndaj Werder Bremenit me rezultat 5-0 në xhiron e 29-të në Bundesligë.

Kjo fitore ‘aspirinat’ i shpallë kampion për herë të parë në histori të klubit, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht ishte Boniface në minutë ne 25-të kur realizoi nga penalltia.

Teksa golin e dytë e shënoi futbollisti kosovar Granit Xhaka pas një ore lojë.

Ndërkohë tre golat e fundit i shënoi heroi i Leverkusen, Florian Wirtz.

Wirtz shënoi në minutën e 68-të dhe 83-të dhe në minutën e 90-të kur kompletoi hattrickun.

Kjo ishte fitorja 25 këtë sezon, krahas katër barazimeve.

Rol të madh në këtë triumf historik pati padyshim trajneri Xabi Alonso dhe Granit Xhaka i cili dha kontribut të madh me lojën e tij së bashku me Victor Boniface e Florian Wirtz.

Pas 11 vitesh dominim nga Bayern Munich mbaron epoka e tyre dhe Leverkusen arrin trofeun e parë në histori dhe ndërprerjen e kësaj serie të bavarezëve.

Skuadrës kampione i kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund për të përfunduar kampionatin pa humbje, teksa kupa do të ngritët në xhiron e fundit ndaj Augsburgut. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme